Lumi Gjanica përmbyt sërish Fierin, dhjetra shtëpi dhe biznese nën ujë
Lumi Gjanica ka dalë nga shtrati për të katërtën herë brenda 100 ditëve.
Ka qenë ora 01:00 pas mesnate kur ujërat e lumit nisën vërshimin, duke përmbytur lokale, dyqane dhe banesa.
Ndonëse Shtabi i Emergjencave u mblodh herët në mëngjes, situata vijon të jetë shqetësuese për banorët që kanë shtëpitë pranë lumit Gjanicë.
Zonat e përmbytura pas daljes së Gjanicës ndodhen pas godinës së Prefekturës së qarkut, tek ura me shkallë në lagjen "Kongresi i Përmetit" dhe një pjesë e vogël e lagjes “1 Maji”.
Shumica e banorëve të prekur nga kjo përmbytje e fundit e Gjanicës, jashtë kamerave thonë se janë të zhgënjyer nga pushteti lokal i cili në 4 herë përmbytje në 3 muaj, i ka dëmshpërblyer vetëm 1 herë.
Ata kërkojnë të merren masa konkrete dhe jo të mbushen me premtime që nuk mbahen asnjëherë.
[caption id="attachment_489433" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet në Fier sot, 6 prill 2015[/caption]
[caption id="attachment_489362" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet në Fier sot, 6 prill 2015[/caption]
[caption id="attachment_489360" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet në Fier sot, 6 prill 2015[/caption]
[caption id="attachment_489359" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet në Fier sot, 6 prill 2015[/caption]
[caption id="attachment_489358" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet në Fier sot, 6 prill 2015[/caption]
[caption id="attachment_489357" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Përmbytjet në Fier sot, 6 prill 2015[/caption]
