Frika nga fatkeqësitë natyrore, shqiptarët sigurojnë pronat por jo veten
Frika nga fatkeqësitë natyrore ka rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë për të siguruar pasuritë e tyre të paluajtshme si dhe automjetet, por në kundërt ka shkuar sigurimi i jetës i cili ka pësuar ulje.
Të dhënat e autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se tregu i sigurimeve në vend vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.74% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.10% .
Në raportin e AMF përcaktohet se Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - korrik 2015, vihet re një rritje prej 8.93% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - korrik 2014.
Gjatë periudhës janar - korrik 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura në total u rritën me 9.16% krahasuar me periudhën janar - korrik 2014.
Ndërkohë nga të dhënat konstatohet se sigurimi i detyrueshëm është ai që zë peshën më të madhe të protofolit të sigurimeve.
Kështu primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.16% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.84 të totalit të tregut.Ekspertët e shpjegojnë nivelin ne renie të sigurimeve për jetën në Shqipëri me faktin e nivelit të ulët ekonomik por në të njëjtën kohë edhe me mospagesën e dëmeve nga kompantitë e sigurimeve. Ky është një shqetesim qe është ngritur shpeshë herë por për kët pjesë të vitit të dhënat tregojnë se dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, u rritën me 13.29% krahasuar me periudhën janar - korrik 2014.
/Oranews.tv/
