Francë, Cazeneuve: Angazhuam mbi 1600 policisë shtesë pas sulmeve në Bruksel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2016, 12:59
Rreth 1600 policë janë angazhuar në Francë në kuadër të masave kundër sulmeve terroriste.
Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve konfirmoi rritjen e sigurisë në stacionet hekurudhore, në aeroporte si dhe në pikat më të frekuentuara publike.
"Këtë mëngjes, pasi u njohëm me sulmet në Bruksel, kemi vendosur 1.600 policë dhe xhandarë shtesë në pika të ndryshme të territorit, si në kontrollin e kufijve, por edhe në infrastrukturën e transportit ajror, detar dhe hekurudhor", konfirmoi ai nga pallati Elize.
