Imazhet tronditëse të torturave ndaj Ilia Karelit në burgun e Nigritas FOTO/VIDEO
Imazhe tronditëse të torturimit të Ilia Karelit janë publikuar nga mediat greke.
Veç dhunës c'njerëzore të ushtruar ndaj shqiptarit 42 vjecar, fotot janë prova që vënë nën akuzë edhe drejtorin e burgut të Nigritës, që deri tani kishte deklaruar se do ta paguajë kushdo që ka dhunuar Ilia Karelin.
Tashmë do të duhet ta paguajë ai si drejtues i institucionit, që është i përfshirë drejtëpërsëdrejti në torturimin e Ilia Karelit.
Imazhet janë vërtet të rënda dhe tregojnë qartë se Kudret Kume ka hyrë me këmbët e veta në qelinë e përgatitur për ta torturuar deri në vdekje, dhe me shenja dhune.
Fotot e shkëputura nga video e regjistruar nga kamerat e sigurisë brenda burgut të Nigritës tregojnë të paktën 6 punonjës të burgut që pasi i kanë lidhur duart, e zhveshin dhe e fusin në dhomën e njohur si frigorifer, aty ku la dhe frymën e fundit, pas rreth 3 orësh tortura cnjerëzore.
Kanë qënë pikërisht këto pamje që kanë çuar në paraburgim 6 oficerë të policisë së burgut, ndërsa drejtori i këtij Burgu George Tsironis ende nuk ka dalë para togave të zeza.
Vetë mediat greke e konsiderojnë burgun e Nigritës si "Abu Graib" (Burgu në qendër të Irakut ku mori emër për shkak të torturave që I bëheshin të burgosurve nga ushtarë amerikanë)
Më shumë
Dervishi për Ora News: Zemra e Ilia Karelit u mbajt për analiza VIDEO
Nëna e Ilia Karelit : Drejtësi për djalin që më vdiq në tortura VIDEO
