Fotoja më ikonike, mësoni arsyen pse Ajnshtajni ka nxjerrë gjuhën
Imazhi që Guardian e quan "pa dyshim një nga fotografitë më të njohura për shtyp të çdo personaliteti të shekullit të 20" u mor në 14 Mars 1951 - ditëlindjen e Ajnshtajnit. Shkencëtari po linte festën e tij të 72-të të ditëlindjes në Universitetin Princeton, i cili kishte qenë plot me fotografë, dhe kuptohet ishte lodhur duke buzëqeshur gjithë natën.
Teksa ai po largohej nga ngjarja që i kish përgatitur u ul në vendin e pasmë të një makine midis Dr. Frank Aydelotte, ish-kreu i Institutit për Studime të Avancuara në Universitetin Princeton, dhe gruas së Aydelotte, Marie Jeanette , një turmë tjetër reporterësh vrapuan pas tij.
Ajnshtajni nuk ishte në humor dhe sipas legjendës , ai bërtiti, "Mjaft!" Por ata nuk dëgjuan. Nga zemërimi dhe ndoshta pak nga inati Ajnshtajni nxori gjuhën e tij para turmës, dhe menjëherë u kthye prapa .
Ajnshtajni rreth budallallëkut njerëzor
Ajnshtajni, i cili qe hebre, kishte ikur nga Gjermania naziste. Ai e dinte se si ndjehesh, kur shteti bën gjueti shtrigash ndaj një grupi të caktuar. Prandaj atij nuk i pëlqente Lufta e Ftohtë dhe përndjekja e gjoja komunistëve, e nxitur nga senatori John McCarthy, prej së cilës shumë politikanë, intelektualë dhe artistë akuzoheshin si “jo-amerikanë”.
“Sundimi i budallenjve është i pamundur të kapërcehet, sepse janë aq shumë dhe votat e tyre kanë po aq vlerë sa dhe tonat,” thoshte ai. I Ajshtajnit duhet duhet të jetë edhe ky citat: “Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallallëku njerëzor. Por për universin nuk jam ende krejt i sigurt”.
Këtij budallallëku Ajnashtajni i konfrontohej me gjenialitet dhe me gjuhën e nxjerrë jashtë. Sot këtë fotografi e gjen ende të riprodhuar miliona herë: në postera dhe bluza, kartolina urimi, filxhanë dhe piktura. Profesori gjenial ka adhurues të shumtë edhe në mesin e brezit të sotëm.
