FOTO/ Zyrtarisht kuqezi, 22-vjeçari nga Tetova pozon me pasaportën shqiptare
Nendim Bajrami është zyrtarisht kuqezi.
Futbollisti 22-vjeçar është pajisur me pasaportën shqiptare, teksa është bashkuar me Kombëtaren, në Barcelonë, ku Shqipëria do të përgatitet për sfidën eliminatore të Botërorit.
Lexo edhe: Ndeshjet e marsit, Reja zbulon listën. Nuk mungojnë rikthimet dhe risitë
Mesfushori 22-vjeçar, i lindur në Tetovë por që aktivzohet në rradhët e Empolit në Seria B italiane, është dekretuar dy ditë më parë si një shtetas shqiptar nga presidenti Ilir Meta.
Ndërkohë përveç Bajramit, nënshtetësinë shqiptare e ka marrë dhe mesfushori Adrion Pajaziti i cili luan për ekipin e të rinjve të Fulham në Angli.
19-vjeçari është prurja më e re e trajnerit të shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi.

