FOTO- Brenda tuneleve sekrete të Koresë së Veriut, të gatshme për strehim nëse vendi futet në luftë
Shumë mistere lidhen me Korenë e Veriut. Kjo pasi vendi komunist, nën udhëheqjen e hekurt të Kim Jong Un-it, është e izoluar nga pjesa e tjetër e botës dhe informacionet që dalin prej andej, shpesh të censuruara nga shteti, nuk janë plotësisht të sakta sipas ekspertëve.
Paranoja që Kim ka për luftën, ka bërë që investimet në sektorin ushtarak të jenë kolosale.
Së fundmi mediat e huaja kanë nisur të publikojnë foto nga tunelet e nëndheshme, që shërbejnë si strehim për ushtarët nëse vendi futet në luftë.
Një nga shembujt më të hershëm të inxhinierisë nëntokësore të Koresë së Veriut, ka qenë zbulimi i disa tuneleve që të çojnë nga Koreja e Veriut në zonën e demilitarizuar në drejtim të Koresë së Jugut.
Tuneli i parë është lokalizuar në vitin 1974, rreth një kilometër në jug të zonës së demilitarizuar.Tuneli ka qenë mjaftueshëm i madh, sa që nën të mund të lëviznin deri në dymijë ushtarë brenda një ore.
E falë informacioneve që vinin nga Koreja e Veriut, në vitin 1978 u zbulua një tunel edhe më i madh, i gjatë një kilometër dhe i gjerë me dhjetëra metra.
