Fondi Shqiptar i Zhvillimit fillon rikonstruksionin e rrugës Novoselë - Poro - Pishporo

Fondi Shqiptar i Zhvillimit fillon rikonstruksionin e rrugës Novoselë

Fondi shqiptar i zhvillimit po ndërhynë në riskonstruskionin e rrugës Novoselë - Poro - Pishporo në rrethin e Vlorës.

Kjo rrugë përveç komunave me njëria-tjetrën do ti lidhi ato edhe me bregdetin e Vlorës. Rruga me një gjatësi prej 12 km dhe rehabilitimet në të, do ti japin fund amortizimit të skajshëm, vështirësive të kalimit për qytetarët dhe automjetet.

Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti të mjaftueshme, bankina, sinjalistika si dhe vepra arti. Ndërsa sipas projektit punimet do të zgjasin17 muaj. Punimet kanë filluar dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, si dhe deputeti i qarkut të Vlorës, Astrit Patozi, panë nga afër ndërhyrjet.

Zona është e njohur jo vetëm për prodhimet bujqësore, por gjithashtu dhe për bukuritë natyrore, si psh plazhet e veçanta, të cilat me përfundimin e rrugës do të mund të shfrytëzohen për turizëm. Infrastruktura pritet të japë rezultate të prekshme për komunitetin e kësaj zone, duke nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe turizimit.

EMISIONET