Florida, shpërthim në një depo gazi, 15 persona rezultojnë të zhdukur

Florida, shpërthim në një depo gazi, 15 persona rezultojnë

Të paktën 15 persona konsiderohen të humbur pas një seri shpërthimesh në një impiant gazi në shtetin amerikan të Floridës.

Sipas mediave amerikane, 24 deri në 26 persona po punonin në impiantin Blue Rhino Propane, në qendër të qytetit Tavares, kur shpërthimet nisën rreth orës 23:00, me orën lokale, duke shkulur çatinë nga vendi.

Shpërthimet vazhduan për rreth një orë dhe shkaktuan zjarre të mëdha. Të paktën shtatë persona mbetën të plagosur dhe shumë prej tyre u dërguan në spitalet më të afërta.

Ndërsa dy persona të tjerë dolën të paprekur nga incidenti. Personat që jetojnë në një rreze prej 0.8 km nga impianti janë evakuuar.

Gjithësesi, një zëdhënës i zyrës së sherifit deklaroi se ekipet e emergjencës besojnë se zjarri është kufizuar dhe se nuk ka rrezik imediat për banorët.

Shkaqet e shpërthimit të parë, që pasoi me të tjerët nuk janë ende të qarta. Impianti Blue Rinho merr çisterna me propan të përdorur në ambjente shtëpiake për barbeky, i pastron ato, u kontrollon valvulat dhe më pas i mbush sërish.

Rreth 4 mijë deri në 5 mijë çisterna rimbushen çdo natë dhe magazinohen në një nga ambientet e impiantit të përfshirë nga shpërthimet.

EMISIONET