Festivali i Gjirokastrës,Qeveria ka vënë në dispozicion 70 mln lekë të reja

Festivali i Gjirokastrës,Qeveria ka vënë në dispozicion 70

Pas pesë vitesh rikthehet ngjraja më e madhe kulturore në vend, që është Festivali i Gjirokastrës.Këtë vit ka një rritje të buxhetit nga ana e qeverisë shqiptare, i cili shkon deri në 70 milion lekë të reja.

70 milion lekë të reja është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për Festivalin e Gjirokastrës.

Festivali sipas Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, është ngjarja më e madhe e vitit ku morën pjesë 7500 grupe, nga të cilët u përzgjodhën vetëm 1500 në transparencë të plotë.

Festivali nuk do të zhvillohet vetëm në kalanë e Gjirokastrës, por i gjithë qyteti do të përfshihet nga aktivitete të ndryshme kulturore si dhe panaire të cilat do të promovojnë punimet artizanale, kulinarinë dhe turizmin.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit Festivali ka një risi që është rritja e të rinjve pjesëmarrës, por duke ruajtuar traditën.

Festivali do të zhvillohet nga datat 10 deri në 16 maj dhe të ftuar do të jenë artistë të shumtë nga Kosova, Mqedonia dhe Diaspora.

EMISIONET