Festat rritën infeksionet nga Covid, Ulqinaku: Shtrëngim masash nëse ezaurohen kapacitetet spitalore
E marta shënoi një rritje të ndjeshme të nurmit të rasteve me Covid, çka sipas ekspertëve shpjegohet me organizimin e festave të fundvitit.
Epidemiologu, Dritan Ulqinaku, thotë se pavarësisht masave që qeveria mori për kufizimin e lëvizjes pas orës 20:30 nuk u ndaluan festimet në grupe të mëdha në banesa.
"Pavarësisht masave që u morën nga ana e qeverisë për një reduktim të orareve të lëvizjeve, prapë jemi shumë koshient që njerëzit festat e Vitit të Ri i gëzuan në mënyrën e tyre dhe shumë bashkime të familjeve të ndryshme kanë ndodhur duam apo nuk duam ta pranojmë. Mendoj se ka ardhur si rezultat i festave të fundvitit".
Në kushtet që ndodhet Shqpëria, sipas epidemiologut nuk është i nevojshëm shtimi i masave anti-Covid.
Sipas tij, ato mund të ndryshojnë vetëm nëse kapacitete spitalore do të jenë në kolaps.
"Gjithmonë i shohim kapacitetet spirtalore dhe trendin e rasteve të infektuara. Në momentin që ne e përballojmë themi që pjesa tjetër le të vazhdojë të jetojë jetën, të punojë dhe të gëzojë. Por gjithmonë duke pasur kujdes se rreziku është shumë prezent. Në momentin që këto kapacitete do të vijnë duke u ezauruar, edhe masat do të vijnë duke u shtrënguar."
Viti 2021 sipas Dritan Ulqinakut pritet të jetë i qetë, duke u bazuar te aplikimi i vaksinave për grupet e riskut.
