Fermeri i drejtohet Ramës: Ajo fasha orare të ndryshohet, Kryeministri: Komiteti s’më pyet as mua

Fermeri i drejtohet Ramës: Ajo fasha orare të ndryshohet,

Fermeri në Berat, i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të shtyhet fasha orare, pasi sipas tij ora 8 i zë duke punuar tokat.

Ndërkohë, kreu i qeverisë është shprehur se Komiteti nuk e pyet atë, duke shtuar se fasha orare nuk do t'i pengojë për të punuar.

Fermeri: Shumë fermerë, kjo ora 8 i zë duke punuar tokat, ishte mirë që ai komisioni të na dëgjojë dhe ta shtyjë pak këtë fashën orare.

Edi Rama:  Jam dakord por Komiteti nuk më pyet as mua. Për ju nuk duhet të jetë problem, sepse nuk pengon punën. Nëse aplikohet e ju pengon, duhet ta zgjidhim. Sepse nuk aplikohet për ata që janë në punë. Megjithatë do ta shohim konkretisht. Nuk duhet të nxitohemi se vendet e tjera, Franca u mbyll nga e para. Isha në Paris dhe ishte xham xhim. S’kishte asnjë gjë. Ça do mbyllin më shumë nuk e di. Se është edhe ai mutacioni, atyre po iu bllokohen spitalet. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Megjithatë është diçka që e dëgjoj edhe nga të tjerë. Do shikojmë si ta aplikojmë në fshat.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë fushata elektorale

EMISIONET