Fëmijët e varur nga videolojërat, psikologët: Po vetëizolohen nga shoqëria

Fëmijët e varur nga videolojërat, psikologët: Po

Qëndrimi përpara monitorëve të kompjuterave dhe videolojërave kanë jo pak ndikim tek fëmijët. Përveç dëmtimeve në shikim dhe shtyllën kurrizore, ata rrezikohen që të mbyllen në vetvete.

Dëshira për të qëndruar në internet dhe keqmenaxhimi i kohës, çon në atë që psikologia, Entela Binjaku, e quan izolim nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe shfaqje të agresivitetit.

Duke i lënë një pjesë të fajit internetit dhe videolojërave për humbjen e interesit ndaj aktiviteteve fizike, psikologia Binjaku tregon se edhe prindërit po ndërgjegjësohen dita-ditës për impaktin social, që kanë këto të fundit tek fëmijët e tyre.

EMISIONET