Fati i keq ndjek familjen presidenciale, djali i Donald Trump pozitiv me Covid-19
Donald Trump Jr, djali i presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë pozitiv në testin e Covid-19.
Zëdhënësi i tij tha se Donald Trump Jr. ka dalë pozitiv në fillim të kësaj jave dhe është futur në karantinë prej kohës kur ka marrë vesh për rezultatin e testit.
“Ai ka qenë tërësisht pa simptoma deri më tani dhe është duke i ndjekur të gjitha udhëzimet për COVID-10 që janë rekomanduar nga mjekët”, shtoi zëdhënësi i Trump Jr.
Sakaq edhe presidenti në largim, Donald Trump, disa javë më parë u infektua me virusin SARSCoV-2, por e kaloi me sukses duke u trajtuar me disa ilaçe eksperimentale.
