Familjet e pa streha në Vlorë, banorët: Nuk na japin strehim, jetojmë në ekstrem
Prej me shume se 10 vitesh ne keto ndertesa qe dikur sherbenin si kabina plazhi per pushuesit, sot strehohen familjet ne nevoje. Ky vend, i vetmi per kete kategori personash, strehon rreth 90 familje, pjesa me e madhe e tyre pa pune dhe pa arsim, kjo si mungese e te ardhurave.
E vetmja zgjidhje per shumicen e ketyre banoreve eshte mbledhja e kanaçeve per te siguruar te pakten buken e gojes. Kushtet ne te cilat jetojne keto familje jane ekstreme, ndersa apelit te tyre per strehim askush nuk i eshte pergjigjur nga pushteti vendor.
Por edhe pse jane e vetmja mundesi per keto familje, ndertimi i projektit Lungo Mare parashikon shembjen e tyre, ndersa fati i ketyre familjeve te varfera nuk dihet sesi do te vijoje.
