Europa League: Short 'ferri' për ekipet shqiptare, Kukësi përballë Wolfsburg, Teuta kundër Granadës
U hodh në orën 13:00, në Nion të Zvicrës, shortit për turin e dytë të Ligës së Europës, ku plot 5 skuadra shqiptare, Laçi, Teuta, Kukësi, Renova dhe Shkëndija mësuan kundërshtarët me të cilët do të ndeshen më 17 shtator.
Ashtu si në raundin e parë, edhe në këtë raund, ndeshjet do të jenë me një takim.
Short ferri për Kukësin dhe Teutën. Goglat i kanë vënë përballë ekipeve të La Ligës dhe Bundesligës e La Ligës.
Kukësi ka përballë gjermanët e Wolfsburg, ndërsa Teuta do presë në shtëpi spanjollët e Granada.
Përballjet e ekipeve shqiptare
Renova-Hajduk Split
Teuta-Granada
Laçi-Hapel Ber Sheva
Botoshan-Shkëndija
Kukësi-Volfsburg
