Lulzim Basha ka 3 ditë kohë për të mbyllur listën e kandidatëve me të cilët opozita do të kërkojë fitoren në 25 prill. Këto orë të fundit ai po i shfrytëzon për takime me drejtuesit e qarqeve për të vendosur emrat dhe pozicionin e kandidatëve në secilën zonë të vendit.

Të hënën në orën 24:00, është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po i shfrytëzon këto orë për takime me kooridnatoret në qarqe dhe funksionarë të partisë për tu konsultuar për emrat që do të jenë në garë dhe pozicionin e tyre në listë.

Deri më tani janë më shumë se 35 emra të konfirmuar si kandidatë për shkak të funksioneve që ata kanë marrë më parë, por dhe emrat e aleatëve që do të jenë pjesë e listës së PD-së.

Pjesa më e madhe e listës së Tiranës tashmë është e fiksuar, pasi aty do të garojë vetë Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kryetarët e Partive Aleate  Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Shpëtim Idrizi.

Të renditur në pozicione fituese në këtë listë do të jenë edhe 8 kordinatorët  politikë të Tiranës.

Ashtu sikurse në Tiranë, edhe ne disa qarqe të tjera fituesit dihen, e ata janë drejtuesit e listave, si Tritan Shehu në Gjirokastër,Tomor Alizoti në  Berat.

Dy deputetët në Kukës do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, Mark Marku në Lezhë.

Ky rregull mbetet në fuqi, në qoftëse Lulzim Basha, nuk do të pranoje kërkesën e disa zyratrëve të lartë, përfshirë dhe disa kordinatorë në qarqe, të cilët i propozojnë që listat të mos udhëhiqen domosdoshmërisht nga ta.  

Lulzim Basha, ka vendosur që në lista për deputetë të përfshije edhe disa ish- kryebashkiakë, mes tyre Zef Hilën ish-kreun e bashkisë së Vaut të Dejës, ish-kryetarin e bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj, Xhelal Mziun ish-kreun e bashkisë Kamëz dhe ish-kryetarin e bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati.

Mes emrave të konfirmuar janë edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi tek nënkryetarët Paloka e  Edmond Spaho, Enkelejd Alibeaj, Bujar Leskaj dhe Helidon Bushati që drejton Qarkun e Shkodrës.

Pasi përfshiu në garë anëtarin e komisionit të filtrimit të kandidatëve Mark Marku, dhe të përjashtuarin nga komisioni Tritan Shehu, tashmë mbetet për tu parë me interes se çfarë do të ndodhë me disa emra të tjerë të rëndësishëm që i ka përjashtuar komisioni.

Të hënën Partia Demokratike në bazë të statutit pritet të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar për të diskutuar dhe miratuar listën përfundimtare.