Erozioni nga lumi në fshatin Rreth i Epërm, banorët: Po rrezikohen banesat

Erozioni nga lumi në fshatin Rreth i Epërm, banorët: Po

Zhdukja e dhjetëra ha tokë bujqësore në Rreth i Epërm në Mirditë ka ngritur alarmin të banorët e zonës. Ata thonë se nga erozioni i lumit Fan po u rrezikohen banesat, ndaj kërkojnë ndërhyrje për të shmangur situatën kritike.

Banoret e fshatit Rreth i Epërm në Mirditë, japin alarmin ndaj erozionit të Lumit Fan i cili po u rrezikon banesat. Reshjet e javës së fundit kanë përkeqësuar situatën, duke bërë që lumi të përpijë stacionin e pompimit dhe linjën elektrike. Banorët thonë se çdo ditë jetojnë me frikë, ndrësa askush nuk ka ardhur për të parë situatën.

Banor: “Rrezikohen banesat. Ikën toka, ikën banesa bashkë me ne.Jemi ankuar në bashki. Nuk kanë ardhur të na shohin jo më të na zgjidhin problemin”.

Banor: “Çdo herë që bie shi shkon 2-3 metra, e gërryen nga poshtë dhe ikën sepse ka shkuar thellësia mbi 10 metra poshtë, 5-6 metra ikën menjëherë".

Banor: “Kemi lajmëruar edhe policinë në disa raste sepse firmat e inerteve kanë ardhur duke marrë në mënyrë të parregullt inertet e lumit.I kemi larguar forcërisht ato persona”.

Deputetja demokrate Albina Deda ishte në fshatin Rreth i Epërm ku pasi inspektoi situatën e cilësoi të pafalshme neglizhencen e pushtetit vendor dhe qëndror.

Albina Deda: “Iu rrezikohet shembja e shtëpisë dhe jeta. Sot jam unë këtu pranë tyre për t’i bërë thirrje pushtetit lokal të Mirditës, kryetarit të bashkisë, të vijë të ndërhyjë menjëherë për përmirësimin e situatës sepse është një emergjencë”.

Erozioni i lumit Fan është shfaqur frikshem në këtë zonë të Mirdites, ku janë zhdukur me dhjetra hektarë tokë bujqësore.

/Oranews.tv/

EMISIONET