Erdogan: Vaksinën që do ta prodhojë Turqia do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzit

Erdogan: Vaksinën që do ta prodhojë Turqia do të jetë e

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solidaritetit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), tha se vaksinat e zhvilluara duhet të jenë të disponueshme dhe të ndara nga i gjithë njerëzimi, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese.

Ai tha se pandemia e koronavirusit vazhdon të kërcënojë të gjithë njerëzimin dhe tha se ata që ndodhen në të njëjtën anije ndajnë të njëjtin fat.

Sipas tij, vendet e dobëta ekonomikisht gjatë pandemisë praktikisht janë lënë të vetmuara.

“Në këtë kontekst, Turqia ka siguruar ndihmë për 156 vende dhe 9 organizata ndërkombëtare. Duke siguruar mbështetje për 15 vende anëtare të G20, ne kemi siguruar gjithashtu licenca blerjeje dhe eksporti nga vendi ynë”, tha Erdoğan.

Bota Lajme vaksine turqi covid erdogan

EMISIONET