Emri, Gruevski-Millanoviq:Të tejkalohet bllokokimi integrimit të Maqedonisë në NATO e BE

Emri, Gruevski-Millanoviq:Të tejkalohet bllokokimi integrimit të

Maqedoni- Mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë mbizotërojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale të cilat zhvillohen në vazhdimësi dhe karakterizohen me bashkëpunimin shumëvjeçar dhe miqësinë në të gjitha sferat me interes të ndërsjelltë.

Kështu deklaruan pas takimit dy kryeministrat, Nikolla Gruevski dhe homologu i tij kroat, Zoran Millanoviq, i cili ishte për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Kroacisë gjatë bisedimeve janë fokusuar edhe në temën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“I hapëm të gjitha çështjet më të rëndësishme, këmbyem shumë përvoja, si në pjesën e ekonomisë, ashtu edhe në pjesën e rrugës drejt BE-së, dhe nënkuptohet në pjesën politike. Mund të them se ne edhe deri më tani edhe në të ardhmen Kroacinë do ta konsiderojmë si mike të Republikës së Maqedonisë.

Do të vazhdojmë të punojmë edhe më tej në ruajtjen e marrëdhënievetë mira politike dhe përmes takimeve të këtilla të cilat i bëjmë përkohësisht të nivelit të lartë dhenë çfarëdo bashkëpunimi politik. Do të punojmë akoma më shumë në inkurajimin e kompanive tona dhe ofrimin e kushteve më të mira për bashkëpunimin e tyre,por edhe për pjesën e BE-së dhe NATO-s”tha Gruevski.

Ndërkaq kryeministri Millanoviq theksoi se duhet të tejkalohet bllokada e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

‘Kur bëhet fjalë për çështjen politike e cila pengon Maqedoninë prej vitesh në NATO dhe vështirëson rrugën e saj drejt BE-së, këtu mund të ofrojmë vetëm miqësinë ndaj Maqedonisë dhe besoj se kjo është mjaft. Historia është diçka që nuk mund ta ndryshojmë, por ajo mund të kushtëzojë shumë çështje.

Ne jetojmë në të tashmen, e di se kjo tingëllon si frazë, por Maqedonia është një shtet i vogël e cila nuk përbën kërcënim ndaj askujt.Ne nuk mund t’ia ndryshojmë qëndrimet Greqisë por mund të flasim. Maqedonia sa më shpejt të ftohet në NATO megjithëse kjo nuk ndodhi as në Uells’tha ai.

Kryeministri Gruevski pas takimit tha se është theksuar edhe gatishmëria dhe përkushtimi për zhvillimin e tyre të mëtejshmëm,veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit ekonomik.

EMISIONET