Ekskluzive/ Ora News me "Viva Helicopters" sjell imazhet e rralla nga pelegrinazhi në kishën e Laçit
Sot ishte e marta e tretë e pelegrinazhit në kishën e Shna Ndout në Laç. Ora News me "Viva Helicopters" solli imazhet e rralla të mijëra qytetarëve që luten në këtë vend të shenjtë.
Kjo e martë e pelegrinazhit të 13 të martave në kishën e Shna Ndout në Laç ishte e pranishme edhe në shtëpitë e qytetarëve përmes imazheve të siguruara nga Ora News me "Viva Helicopters".
Fëmijë, prindër e gjyshër u lutën në këtë ditë të shenjtë për veten e të afërmit e tyre dhe ndezën qirinj.
Luten për shëndet.
Vijnë këtu nga çdo skaj i vendit. Edhe pse i përkasin feve të ndryshme besojnë në mrekullitë e vendit të shenjtë.
Frikë nga pandemia nuk kanë, mendojnë se janë të mbrojtur, e shpresojne se edhe ky pelegrinazh do ti ndihmojë në kapërcimin e situatës.
Pelegrinazhi kulmon më 13 Qershor, ndërsa përgjatë 13 të martave kisha e Shna Ndout vizitohet nga mijëra qytetarë.
