Ekskluzive/ Carlo Verna: Gazetarë shqiptarë nëse lëshoni një SOS ne jemi gati

Ekskluzive/ Carlo Verna: Gazetarë shqiptarë nëse lëshoni

Me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në fushën e gazetarisë, gazetar i RAI e President i Urdhërit të gazetarëve italianë, Carlo Verna ka dhënë një intervistë eskluzive për emisionin "Tempora" ne RTV Ora ku ka folur për lirinë e medias e problematikat që profesoni i gazetarit ka në shoqërinë e sotme. Intervista u mor nga gazetarje e RTV Ora ne Rome, Alba Kepi

Alba Kepi: President, pak ditë më parë ju i dorëzuat Ministrisë së Brendshme Italiane një dosje voluminoze me fakte e histori të gazetarëve italianë të kërcënuar, të dhunuar e të fyer për punën e tyre. Cilat janë risqet më të mëdha të profesionit të gazetarit në shoqërinë e sotme.

 Carlo Verna: Problemet mbi gazetarët e kërcënuar për punën  e tyre nuk ka të bëjnë vetëm me gazetarin, por përgjithësisht me komunitetin e  personave që kanë të drejtë të informohen korrektësisht. Kuptohet  kur këcënohet një person rreziku i parë është ndaj tij, por kur ky kërcënim ka si qëllim pengesën që ky person të rrëfej atë që qytetarët kanë të drejtë të njohin, atëherë kemi të bëjmë me një dëm të madh që i bëhet demokracisë.

Ky fenomen është shfaqur në rritje gjatë kohëve të fundit e Ministria e Brendshme Italiane  ka ngritur një Observator sigurie për gazetarët e kërcënuar e ka një procedurë automatike për të mbrojtur të gjithë kolegët që janë nën kërcënim. Kuptohet që kjo gjë nuk mjafton nëse ne të gjithë që i përkasin kësaj kategorie nuk kemi vetëdijen se këta kolegë nuk duhen lënë vetëm dhe e kemi për detyrë të rilancojmë ato tematika që provokuan këtë reagim nga persona që sigurisht merren me trafiqe ilegale e nuk duan t'ju zbardhen.

Alba Kepi:  Në trekëndëshin politka, shoqëria e profesioni cilat janë motive që shtyjnë  të kemi sot një fenomen në rritje të rrezikut të lirirsë së shtypit?

Carlo Verna: Fenomeni i një gazetari të kërcënuar është një copëz e problemit pasi të thuash se liria e media është në rrezik vetëm për shkak  të gazetarëve  të kërcënuar është reduktues. Por ka dhe kërcënim me anë të të drejtave që mugojnë, përshembull paditet një person për punën e tij dhe pse është kryer korrrekt dhe e bën me të vetëmin qëllim sic kërcënim , pra të ndaloj gazetarin të rrëfej fakte të vërteta.

E për këto rastet ne si urdhër gazetarësh presim që në parlament të aprovohet ligji që dëmshpërblen gazetarin nga ana e personit që tentoj ta pengojë në punën e tij. E problematikat janë të shumta. E qartë që kemi ligjin 21 të Kushtetutës që mbron punën tonë e citoj thënien se "liria e medias , e informimit është nëna e të gjitha lirive të tjera"- Por nuk mjafton të kemi vetëm ligjin, duhet kuptuar konkretisht se si këto liri aplikohen.

Përshembull në këto vite të teknologjisë invasive të rrjeteve sociale, koncepti i eskluzivitetit që ne gazetarët kemi pasur, nuk e kemi më, gjithçka ka ndryshuar, pasi të gjithë flasin me të gjithë përmes rrjeteve sociale.

Nje problem tjetër është pirateria editoriale që për ta luftuar kemi realizuar një seminar formimin me kolegët gazetarë e me Guardia di Fiananza.

Materialet e kolegëve që duhen të jenë të mbrojtura nga e drejta e autorit e që janë realizuar me një impenjim ekonomik dhe nga ana e kompanisë mediatike,  duplikohen në mënyrë pirateske online gratis e shpesh sic informon dhe Guardia di Finanza dhe për qëllime kriminale.

Duhet të themi se sot ekzistojnë organizime kriminale që merren me piraterinë editoriale, e ky është një risk i madh për mediat pasi i vë në rrezik ekzistencën e tyre.

Alba Kepi: Pra me sa kuptoj ju thoni se kemi ligjin e mbrojtjes së medias, urdhërin e gazetarëve  e mjaft kanale të tjera që herë ndihmojnë e herë pengojnë punën e gazetarit.

Carlo Verna: Pirateria editoriale kërcënon punën e gazetarit e mbi të gjitha sipërmarrjen mediatike. Ne si Urdhër gazetarësh impenjohemi të eleminojmë të gjitha pengesat që pengojnë punën e gazetarit. Përshembull jemi imponuar pranë Gjykatës Kushtetuese që të hiqet arresti me burg për gazetarët deri në vendimin e një procesi gjyqësor e kjo Gjykatë i ka dhënë kohë parlamentin deri më qershor të 2021 të modifikoj ligjin me orientimet tona. Shumë herë ne si Urdhër i gazetarëve përfaqësohemi si palë civile për të marrë në mbrojtje punën e kolegëve tanë.

Alba Kepi: Sa është numri i gazetarëve italianë të kërcënuar e te fyer për punën e kryer e që ju kanë kërkuar ndihmë?

Carlo Verna: Për fat kemi një shtirje të gjerë në territor, me shumë degë tonat që i vijën në ndihmë kolegëve në zona e rajone të ndryshme. Numrii është në rritje në krahasim me vite më parë , por është e vështirë të kemi një shifër të përcaktuar pasi ka nivele të ndryshme vëmendje, nuk është e njëjta kur dikush sulmohet, kur dikush kërcënohet, apo fyhet e sulmohet përmes facebook. Ka situata të ndryshme e kuptohet raste më të vështira janë ato kur autoritetet kërkojnë marrjen në mbrojtje të gazetarit me truproje.

  Alba Kepi: Siç e dini unë vij nga Shqipëria një vend me një demokraci të brishtë. Urdhri i Gazetarëve Italianë a bashkëpunon apo keni lidhje me problematikat e kolegëve gazetarë në Shqipëri apo në përgjithësi në Ballkan?

Carlo Verna: Analiza mbi situatën e medias në vende të ndryshme është e vështirë ta mbash në mbikqyrje por ajo që unë rekomandoj për kolegët shqiptarë është të kapin sinjalet e nëse nga ata lëshohet një SOS apo një denoncim ne jemi gati ta rilancojmë.

Vendi Kultura Media shqiperi media Aktualitet carlo vena

EMISIONET