VIDEO/ Rama: Bypass-i i ri i Sarandës do të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Sarandës po ecin me ritme të shpejta.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë segment rrugor me një gjatësi prej rreth 5 km.
Rama theksoi se bypass-i i ri do të krijojë një hyrje-dalje të re për qytetin e Sarandës, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore, duke lehtësuar qarkullimin dhe reduktuar trafikun, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
“Projekti përfshin edhe ndërtimin e një tuneli 750 metra të gjatë, një vepër e rëndësishme inxhinierike që do të rrisë sigurinë dhe standardet e lëvizshmërisë për banorët dhe vizitorët”, informoi Rama.

