Veliaj hap thesin në kulmin e krizës, miliarda lekë para zgjedhjeve të 14 majit

Erion Veliaj po nxiton të vjelë paratë e parashikuara për tu shpenzuar në Tiranë, për shkak se janari është muaji i fundit nga Bashkia që ai drejton mund të vjelë fonde për investime në qytet.

Kjo për arsyen e thjeshtë se ligji zgjedhor i ndalon procedurat tenderuese 4 muaj para zgjedhjeve dhe që prej dekretimit i 14 majit si ditë votimesh nga Presidenti i Republikës, shpenzimet tenderuese nuk duhet të jenë shpenzime elektorale.

Por nga një vështrim i shpejtë në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurorimeve Publike, vihet re se Bashkia e Tiranë ka hartuar një listë të tërë me shuma të majme tenderimesh.

Konkretisht nëntori dhe dhjetori janë muajt e fundit ku fondet e përcaktuara duhet të ezaurohen, për të shmangur procedurat që në vitin 2023 do të bllokohen për shkak se viti 2023 është një vit elektoral.

Siç ka bërë dhe vitet e mëparshme, edhe këtë vit kryebashkiaku Veliaj do të zbukurojë fasadën e kryeqytetit duke shpenzuar nga paratë e taksavepaguesve miliarda lekë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Po ashtu, Bashkia ka do të shpenzojë më shumë se 1 miliardë e gjysëm lekë për fasada pallatesh nëpër Tiranë, tendera këto të parashikuar për tu mbajtur mbi 4 procedura.

Në përpjekje për të fituar simpatinë e të rinjve në zgjedhje, Bashkia e Tiranës pas iniciativës për abone falas, 3 muaj nga nisja e vitit të ri akademik, është kujtuar se janë dy godina që duhet ti nënshtrohen restaurimeve me mobilim dhe pajisje të reja.

Dhe në gjuhën e shifrave, këto restaurime do i kushtojnë buxhetit të kryeqytetasve jo pak, por plot 750 milionë lekë.

Por paratë për tu shpenzuar nga institucioni që drejtohet nga Erion Veliaj nuk mbarojnë me kaq. Pas betonizimit që Tirana ka në çdo cep të saj, kryebashkiaku thotë se do të shpenzojë edhe për gjelbërimin e qytetit.

Kjo pasi në Agjencinë e Prokurimeve Publike ajo që vihet re është se rreth 5 miliardë lekë do t’i vihen në dispozicion Pyllit Orbital të Tiranës, vendndodhja e të cilit mbetet ende mister.

Gjithësesi, kjo do të mbetet të shihet në muajt në vijim, por ajo që është më e rëndësishme është fakti se Bashkia e Tiranës mendon të shpenzojë gjithë këto para në një kohë që vendi po përballet me krizën më të thellë ekonomike të këtyre dy dekadave.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET