Tenderat “skuqin” Bashkinë Tiranë, Drejtoria në varësi të Veliajt skualifikoi ofertën më të mirë për mjetet

Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik në Bashkinë e Tiranës kë mbyllur prokurimin e radhës duke skualifikuar ofertën më të arsyeshme. Në tenderin prej 250 mijë eurosh për blerje mjetesh transporti, institucioni në varësi të Erion Veliajt shpalli fituese kompaninë që kërkoi sa 96.5% të fondit limit.

Bashkia e Tiranës dhe drejtoritë nën varësi të institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj nuk i ndalon tenderat me procedura të dyshimta në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

I radhës vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik.

Bëhet fjalë për prokurimin që ka si objekt blerje mjetesh transporti, ku kjo Drejtori ka skualifikuar ofertën e arsyeshme.

Në total do të shpenzohen rreth 250 mijë euro për blerjen e një autokulle, tre furgona për sinjalistikë rrugore, një kamionçinë dopio kabinë dhe 2 minifurgona.

Tre kompani kishin shfaqur interes për të siguruar mallin dhe dy prej tyre janë skualifikuar nga gara.

Fitues është shpallur subjekti “AZ Trading”, i cili kishte kërkuar sa 96.5% të fondit që është vënë në dispozion për të blerë mjetet për 30 ditë nga data e lidhjes së kontratës.

Konkurrenti tjetër “GERARD - A” që mund t’i kursente rreth 80 mijë euro Drejtorisë, është përjashtuar.

Arsyeja është sepse nuk ka paraqitur dëshmi për furnizime të ngjashme dhe se për 3 nga makinat nuk ka çuar foto të kilometrazhit të tyre.

Ndërkohë platforma Open Procurment e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq, për skualifikimin e të gjithë operatorëve përveç fituesit.

erion veliaj tendera pa garë

EMISIONET