Taksohen profesionet e lira, ekspertja: Shumë s’e kapin xhiron e parashikuar vjetore, biznesi i vogël e ka të përcaktuar xhiron, s’ka pse të jetë në skemë

Janë rreth 169 profesione të lira që do të taksohen nga 1 Janari i vitit të ardhshëm.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se identifikimi i këtyre profesioneve e ndihmon dhe vetë skemën e taksimit në zbatimin e saj.

“Në bizneset apo profesionet e lira të përfshira në këtë paketë, shumë prej tyre e kanë shumë të vështirë për të arritur një xhiro prej 145 mijë eurosh në vit, pasi është një vlerë shumë – shumë e lartë.

Nëse do të flasim për bizneset e vogla, ato e kanë të përcaktuar një xhiro prej 14 milionë lekësh në vit. Pra kemi dy të dhëna të ndryshme.

Gjykoj që qeveria të punojë me paketa afatmesme, dhe jo me paketa afatshkurtra, me vendime që hyjnë në fuqi tani për tani.

Paketa fiskale që nënkuptohen tatimet e vendosura mbi biznesin dhe të punësuarit ndryshon në herë të pas hershme dhe kjo e bën të vështirë që një biznes të ketë garanci dhe sukses nëse këto paketa janë të ndryshueshme.

Nëse do të flasim për bizneset dhe profesionet e lira që ka vendosur qeveria, ato janë rreth 169 kategori, dhe këtu mund të preken nga të gjitha fushat, gjë që dëshmon se identifikimi i kategorive e lehtëson procesin e taksimit, pasi kategorizimi e ndihmon zbatueshmërinë e ligjit.

Edhe pse nuk janë përgatitur të gjitha aktet nënligjore nga qeveria, sërish ky kategorizim i ndihmon të prekurit që të përgatisin dokumentet e nevojshme.

Por kjo është një arsye e dytë, sepse ti si shtet duhet t’i kesh plotësuar detyrimet si institucion publik dhe më tej t’i kërkosh qytetarit për të shlyer detyrimet e veta”, u shpreh ndwr tw tjera, ekspertja e Ekonomisw, Teuta Nunaj.

lili saraçi teuta nunaj

EMISIONET