“TË HARRUAR”, PAK KM NGA FIERI/ Banorët e Daullasit në protestë për “rrugët si në kohë lufte”
Banorë të fshatit Daullas në Fier protestuan për gjendjen e rëndë të rrugëve të amortizuara, që sipas tyre po vështirëson jetën e rreth 200 familjeve. Thanë se janë lënë të harruar nga pushteti vendor, edhe pse jetojnë vetëm pak kilometra larg bashkisë
Këto pamje tregojnë gjendjen e rrugëve në fshatit Daullas në Bashkinë e Fierit, cka ngrit në protestë komunitetin me gati 200 familje
Thotë se reshjet e shiut kthejnë zonën në një terren të pakalueshëm. Makina që ngecin, këmbësorë që rrëshqasin dhe mjete që dëmtohen çdo ditë janë bërë pjesë e rutinës së tyre.
Banorët thonë se e kanë ngritur këtë problem prej vitesh në dyert e bashkisë, por sipas tyre nuk është gjetur zgjidhje.
Daullasi ndodhet vetëm një kilometër larg qytetit të Fierit, por sipas tyre zona po trajtohet sikur të ishte e izoluar. Kërkojnë ndërhyrje për të ndryshuar këtë situatë


