S’ka programues IT/ 25 ekspertë të huaj në Gjirokastër për të studiuar tregun: Mungojnë njerëzit e teknologjisë

Një grup prej 25 ekspertësh ndërkombëtarë që vijnë nga kompani të njohura në fushën e teknologjisë, transportit ajror, ekonomisë dhe programimit u mblodhën në Gjirokastër për të studiuar trurin e vendit. Në fazën e parë ata arritën në përfundimin se në vendin tonë mungojnë ekspertë të fushave të teknologjisë së avancuar dhe apeluan universitetet dhe qeverinë të vendos pritoritete në këto fusha.

Muktha Hiremath eksperte e teknologjisë nga India mendon se vendit tonë i mungojnë programuesit dhe njerëzit e teknologjisë.

Nga Gjirokastra ajo tha se universitetet vendase duhet të përgatisin të rinjtë për këto fusha dhe qeveria duhet të ketë këto pritoritete.

Muktha Hiremath, eksperte e teknologjisë nga India: “Ky vend ka një potencial të jashtëzakonshëm që duhet përdorur siç duhet. Edukimi në fushën e teknologjisë dhe programimit është një aftësi që i duhet rajonit. Këtu mungojnë programuesit, njerëzit e teknologjisë dhe biznesit i duhen. Universiteti duhet ti përgatisë ata dhe qeverisja duhet të jetë e ndërgjegjshme për prioritetet.”

Në Gjirokastër ku është duke u mbajtur “Impact Week”, 25 ekspertë nga e gjithë bota, kryesisht në fushën e teknologjisë po studiojnë sfidat kryesore të rajonit me studentët e Univesitetit “Eqrem Qabej”.

Mara Schoendorfer nga një kompani ajrore në Gjermani tha se në Shqipëri të rinjtë nuk do të largoheshin nëse këtu do u jepeshin mundësi.

Mara Schoendorfer, eksperte nga Gjermania: “Unë besoj tek energjia e njerëzve këtu dhe nuk mendoj se të rinjtë duan tl largohen nëse ju jep shanse. Kompanitë tona në të gjithë botën e kanë provuar se njerëzit duan shanse duan të vlerësohen dhe ata vendosin vetë për standartin dhe cilësinë e jetës. Unë besoj se këtu ka energji për t’i bërë njerëzit të investojnë në vendin e tyre.”

 Analiza që programi kreu gjatë javës së parë ndërsa përgatiste trajnerët lokalë konkludoi rreth  nevojave për ta orientuar edukimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, shërbimeve dhe sipërmarrjes.

entjola budo programues teknologji

EMISIONET