Shëndeti i kafshëve, Mersini: Ka një mbulim të kufizuar të shërbimeve veterinare, ndërgjegjësimi i fermerëve i domosdoshëm
I ftuar në emisionin “Alert”, të moderuar nga Granit Sokolaj në “Ora News”, Kujtim Mersini, pedagog në UBT dhe epidemiolog veterinar, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të fermerëve për shëndetin e kafshëve.
Ai shpjegoi se aktualisht ka një mbulim të kufizuar të shërbimeve veterinare, me një veteriner për çdo 10 fshatra, duke e bërë të vështirë mbulimin e të gjithë territorit, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë.
Mersini theksoi se marrëdhënia midis fermerit dhe veterinerit është thelbësore për të adresuar çdo problem shëndetësor.
Ai rekomandoi që fermerët të raportojnë çdo dyshim për shëndetin e kafshëve, edhe në rastin më të vogël, pasi një problem i vogël mund të çojë në pasoja të rënda.
“Në këtë kontekst, ndërgjegjësimi dhe komunikimi janë kyç për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve”, u shpreh ndër të tjera pedagogu Kujtim Mersini.
NDIQNI MË POSHTË TË PLOTË EMISIONIN “ALERT”


