“Sa më pranë qytetarëve, sa më pranë suksesit” - “Awards Business Trend 2023” vlerëson “Ora News”
Tashmë i kthyer në një traditë vjetore Awards Business Trend është eventi më i madh i dedikuar bizneseve shqiptare në të gjitha trevat, por dhe jashtë saj, më shumë se 450 biznese që kanë triumfuar në 6 edicionet e kaluara që nga viti 2016.

Në edicionin e zhvilluar pasditen e kësaj të premteje, “Awards Business Trend 2023” vlerësoi dhe Radio Televizionin “Ora News”
“Ora Neews – Të parët me lajmin e fundi! Misioni i këtij televizioni është të sjellë shumë pranë qytetarëve zhvillimeve politike dhe të aktualitetit në Shqipëri, Rajon dhe në Botë.

Por pa lënë pas aktivitetet sportive dhe ato në botën e shoëbiz-it. Dhe pikërisht për këtë arsye motoja e “Ora News” është: Sa më pranë qytetarëve, sa më pranë suksesit”, u shpreh moderatori i këtij edicioni në vlerësimin e tij.

Awards Business Trend në edicionin e kaluar u spikat me një ndër organizimet më të mëdha në rajon duke mbledhur së bashku 94 biznese.

Çmimi i ekselencës është trofeu i vlerësimit i dedikuar për kompanitë, koorporatat, individët dhe subjektet më të suksesshme në një hark kohor 1-vjeçar.
Si vlerësohen bizneset me çmimet e ekselencës?

Vlerësimi i tyre shtrihet në disa elemente të cilat janë bazë e suksesit. Vetë nga emri, TREND BUSINESS do të thotë norma e ndryshimit të trendit në rritje për një afat kohor 1-vjeçar në krahasim me vitin e kaluar.

Këto çmime janë të bazuara direkt nga vlerësimet e ekspertëve të biznesit “Business Trend Ambassador”, klientëve nga sondazhet vjetore të realizuara në terren por dhe në vlerësimet e platformave online.

