"Rama 3": Rritja e pagave nis në korrik 2022. Kategoritë që përfitojnë. Administrata e ka 72 mijë i bëhet 85 mijë lekë në muaj

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë të enjten në Parlament 16 Ministrat dhe programin politik. Tërmeti dhe pandemia e Covid-19, do të jetë një ndër prioritetet gjatë mandatit të tretë, madje në dokumentin 42 faqësh thuhet se deri në fund të pranverës të vitit 2022, nuk do të ketë asnjë gjurmë të tërmetit dhe për rindërtimin janë vendosur në dispozicion 60 miliard lekë.

“Brenda shtatorit të këtij viti, autoritetet shëndetësore, synojnë të vaksinojnë të gjithë popullatën kritike dhe deri në shkurt të vitit 2022, do të përfundojë vaksinimi i popullsisë mbi 16-vjeç”- thuhet në program.

Për të rikuperuar pasojat e pandemisë, qeveria do të mbështesë me 105 milionë euro, sektorin e turizmit, sipërmarrjet në fushën e transportit dhe manifakturës.

Në program parashikohet edhe rritja e pagës së mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40%  deri në fund të mandatit, ndërsa rroga e punonjësve të administratës publike do të rritet me 30%, duke shkuar në një mesatare prej 85 mijë lekë.

Në këtë fushë paga minimale e pa-tatueshme synohet të shkojë në 40 mijë lekë. Për bujqësinë do të alokohen 70 milionë euro, dhe 146 milionë euro do të injektohen përmes programit Ipat 3.  Zhvillimi i turizmit dhe kthimi i Shqipërisë në destinacion të rëndësishëm për rajonin dhe Evropën, konsiderohen prioritete, e për këtë projektohet që të ndërtohen porte moderne dhe porte mallrash gjatë gjithë vijës bregdetare.

Brenda vitit 2021, do të nisë ndërtimi i aeroportit të Vlorës, dhe po ashtu hekurudha Tiranë- Durrës.

Ambicie ka edhe në sektorin e energjisë ku synohet që vendi të kthehet në financuesin më të madh në të gjithë rajonin. Ndërsa në pranverën e vitit 2022, do të nisë ndërtimi i parkut fotovoltaik në Karavasta.

Pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga disa vende të rajonit ‘Open Ballkan’, do të jetë në fokus të qeverisë shqiptare. Megjithatë leximi i raportit do të ketë edhe përballja e parë politike mes Ramës e Bashës në parlament por edhe me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ja objektivat që parashikon në programin e qeverisjes

- Duke filluar nga korriku 2022 rrisim gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat e administratës

- Rrisim pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandatit të tretë

- Rrisim pagat e punonjësve të administratës me 30 % deri në fund të mandatit të tretë

- Rrisim pagën mesatare të administratës, nga 72 mijë lekë/ muaj në 85 mijë lekë/ muaj deri në fund të mandatit të tretë.

Po kështu parashikohet

- Rritja e dyshemesë për pagat e tatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj

Tatimi 23% do të fillojë të aplikohet për pagat mbi 200 mijë lekë dhe më tej, brenda afatit të deklaruar 250 mijë lekë nga 150 mijë që është sot, raporton Ora News.

"Rama 3": Rritja e pagave nis në korrik 2022. Kategoritë

EMISIONET