Ora News siguron programin e qeverisë "Rama 3": Paga mesatare rritet me 25 % brenda mandatit, rriten dhe pagat e administratës

Ora News zbulon programin e qeverisë “Rama 3” i cili pritet të votohet nesër në Kuvend.

Në dokument thuhet se program është konceptuar “si një plan i kujdesshëm dhe i detajuar reformash dhe aksionesh, që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes vizionin "Shqipëria 2030", një projekt madhor që mishëron ambicien tonë për ta çuar Shqipërinë në nivelin tjetër të zhvillimit.”

Shënjetrat e qeverisë

-Rritja ekonomike do të jetë mesatarisht 4.5% në vit.

-Konsolidim i përshpejtuar fiscal duke synuar borxh nën 60% të mandatit.Rrisim të ardhurat me 20%

-Rrisim pagën mesatare bruto me 25 % deri në fund të mandatit.

-Rrisim pagat e administratës publike.

-Do të rrisim pensionet, dhe bonusin e fundvitit për pensionistët do ta kthejmë në politikë të përhershme.

-Çdo qytetar shqiptar do të ketë mundësinë të vaksinohet deri në pranverën e vitit 2022.

-Rilindja urbane ka shtrirje në rilindjen e fshatit.

Programi I qeverisë mbështetet në 5 shtylla kryesore:

1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;

2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që

 krijon shanse për të gjithë.

3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë,

 bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;

4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;

5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet

 në botë.

Për bizneset

Nga 1 janar 2023 riumbursimi i TVSH për bizneset do të jetë automatik

Shërbimet ndaj tatimpaguesve 100% digjitale.

Inspektorët do të vizitojnë bizneset atwherë kur të kenë nevojë për verifikime por jo më shumë se një herë në vit.

Biznesi i vogël dhe familjar

Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja start –up do të 5 fishohet duke arritur në 10 milionë euro

Mbështetje në formë granti deri në 5 mijë euro për cdo biznes të nisur nga një emigrant i kthyer.

Ora News siguron programin e qeverisë "Rama 3": Paga mesatare

Ora News siguron programin e qeverisë "Rama 3": Paga mesatare

EMISIONET