Një kurs dhe gjen punë/ Mundësi në kuzhinë dhe hotele, preferohen të rinjtë

Kurset dhe shkollat profesionale janë një mundësi e mirë për të gjetur punë më lehtë. Sipas ekspertëve, të rinjtë duhet të motivohen duke filluar që nga respektimi i kontratave dhe pagesat e mira.

Grupmosha 18-30 vjeç është më e interesuara për të ndjekur një kurs profesional e për tu ofruar më afër drejt tregut të punës.

Për ekspertët e fushës, gjetja e një vendi punë është më e lëhtë nëse je i kualifikuar.

Degët më të kërkuara për tu trajnuar vijojnë të jenë kuzhina, mjekësia, duke mos lënë pas as hoteleri turizmin.

"Ka interes sepse janë të intreresuar më shumë edhe të marrin njohuri përkatëse të asaj fushe të caktuar, por edhe të certifikohen që të jenë gati për tregun e punës. Të gjitha degët janë të kërkuara, por dy fushat kryesoire janë mjekësia dhe turizmi."

Kleantino Goga, kryetar i Shoqatës së Bartenderave shprehet se në këtë profesion ka gjithmonë kërkesa, ku risi është ndjekja e degës dhe nga femrat.

"Ajo që shohim si një nga zgjidhjet kryesore që pse shumë të rinj mund ta zhvillojnë dhe standartizojnë edhe më shumë profesionin është momenti që ne të gjithë aktorët në treg japim maksimumin tonë, si nga institucionet, si nga kompanitë private por edhe nga punëdhënësit me kontrata të rregullta.Një marrëveshje Fitore-Fitore. Sidomos kushtet e punës."

Por për të duhet punuar akoma më shumë për ti motivuar të rinjtë profesionistë që profesionin ta ushtrojnë në vendin tonë.

punesimi kurset profesionale shkollat profesionale

EMISIONET