Nafta mbi 200 lekë 'tremb' qytetarët, i druhen prekjes së produkteve të shportës

Nafta sërish mbi 200 lekë për litër, i ka trembur edhe ata që ecin si këmbësorë në Tiranë.

Frikësohen se efektet do ti ndjejnë tek produket bazë të shportës.

"Është një proçes që çmimi i naftës ngreh të gjitha çmimet. Po marim si shembull sheqerin, ta marrësh nga Kanadaja ta sjellësh këtu ka shpenzim karburanti," tha qytetari.

Veç pagave, thonë se thuajse gjithëçka është rritur.

 "Vështirë është, në krahasim me rrogën që merr. Çdo gjë është e lidhur me karburantin. Me këtë shtet çfarë nuk pret.

Karburanti është i lidhur me jetën e njeriut,. Pa karburant ka punë? S'ka. Rrogat janë të vogla dhe pensionet janë të vogla, detyrimisht ifluencon," thanë qytetarët.

Tregojnë se jetesa është bërë e vështirë.

"Nuk na del. Unë jam invalidë duhet të ici me makinë.  Argumentin se lufta në ukrainë është ndikuese në këtë produkt, jo të gjithë e besojnë.

Ç'punë kemi ne me Ukrahinën, Ukrahina është 2000 e ca km larg nga ne," thonë ata.

Të paktë janë ata që flasin për reagim.

"Duhet patjetër reagim. Po çfarë të bëjmë , hiq një palë, vër një palë. Ka 30 vjet populli po me të njëjtat fytyra.

Patjetër duhet të reagojmë, por jo vetëm për atë që është nga më qesharaket. Pavarësishtë që nuk reagojmë ne për asgjë fare. Ne reagojmë për Big Brotherin, që është një skandal," thonë ata. 

EMISIONET