Marrëveshja në pikëpyetje - Me 4 dhjetor pritet vendimi i Gjykatës së Lartë Italiane mbi nocionin "vend i sigurtë" përcaktuar nga Meloni

Marrëveshja në pikëpyetje - Me 4 dhjetor pritet vendimi i

Syri tv zbardh se më datë 4 dhjetor Gjykata e Lartë Italiane do të jap vendimin pro ose kundër nocionit "vend i sigurt" pasi Qeveria Italiane ka dërguar vendimin e Gjykatës së Romës për kthimin e 12 emigrantëve nga Shqipëria në Itali.

Ndërkohë brenda pak orësh pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit Anija Libra e Flotës së Marinës Ushtarake Italiane.

Në bordin e saj janë 8 emigrantë nga Egjipti e Bangladeshi.

Pas 2 ditë lundrimi në ujërat ekstra territoriale përballë ishullit të Lampeduzës, anija Libra ka seleksionuar 8 emigrantë klandestinë për t'i dërguar në kampet e ngritura në Shqipëri e ndër rreth 1500 klandestinë që janë ndaluar ndërsa lundronin ilegalisht drejt brigjeve italiane.

8 emigrantët kanë të njëjtën kombësi të 16 emigrantëve të tjerë që ditë më parë u sollën në Portin e Shëngjinit e për t'u dërguar në Itali pas vendimit të Gjykatës së Romës që hodhi poshtë normativën e parashikuar në Paktin Meloni- Rama.

Gjatë ditëve të fundit janë tre Gjykata të tjera italiane; e Bolognës, Katanias dhe e Palermos që kanë dërguar Italinë e qeverinë italiane në Gjykatën e Drejtësisë Europiane kundër novionit "vend i sigurt" e për të cilin qeveria Meloni ka hartuar një draft ligjor që e bën primar në zbatimin e Paktit të emigracionit me Shqipërinë.

Qeveria Meloni ka dërguar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Romës që çoi kthimin e 12 emigrantëve të parë nga Shqipëria në Itali. Syri TV mëson se më datë 4 dhjetor pritet të zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë mbi këtë çështje.

EMISIONET