Komisione më të lira nga bankat/ Sistemi nisi një vit më parë, u kursyen 10 mln euro për qytetarët

Banka e Shqipërisë bën të ditur se prej një viti komisionet për transfertat në insitucionet financiare janë më të lira. Kjo është arritur nga aplikimi i një sistemi të ri përmes të cilit bashkëveprojnë bankat

Aplikimi i një sistemi të ri që ndërthur veprimet mes bankës qendrore dhe institucioneve financiae të nivelit të dytë ka sjellë uljen e komisioneve për qytetarët.

Sipas drejtoreshës së sistemit të pagesave, prej kjo mënyrë ka nisur prej në viti duke u kursyer konsumatorëve 10 milionë euro

“Ekonomisë shqiptare i janë kursyer 10 milionë euro nëpërmjet sistemit AIPS euro. Është një kosto goxha e konsiderueshme për një ekonomi të vogël si kjo e jona”, tha ajo.

Më këtë mënyrë transfertat ndërbankare  në euro janë edhe më të lira.

“Me shumë vlerë është koha e transaksionit. Nëse më parë harxhoheshin disa ditë valutë për të shlyer një transaksion brenda vendit në euro për shkak se cikli nëpërmjet të cilit kalonte një transaksion ishte goxha i gjatë dhe përfshinte banka korrespondente të bankave tregtare, sot nëpërmjet sistemit AIPS euro bëhet në kohë reale.

Kursimi për qytetarët apo klientët fundorë, qofshin këto individë apo biznese, që është dhe gama e klientëve që mbulon ky lloj sistemi është goxha i madh. Rreth 5 fish më i madh.

Falë rregulloreve, sistemit të implementuar nga Banka e Shqipërisë është vendosur që kostot, ose transaksionet të mos tariforen përtej një tavani më të lartë se sa 50 euro”, u shpreh ajo.

Drejtoresha gjithashtu shprehet se me sistemin AIPS janë shlyer rreth 165 mijë transaksione.

banka e shqipërisë sistemi

EMISIONET