Kolegji i Mbikëqyrësve të BQE-së, Ahmetaj: Shëndeti financiar, parakusht për rritjen ekonomike

Kolegji i Mbikëqyrësve të BQE-së, Ahmetaj: Shëndeti

Kolegji i Mbikëqyrësve, i organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe i mikpritur nga Banka e Shqipërisë, zhvilloi punimet sot në Tiranë.

Ky Kolegj zhvillohet çdo vit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), me qëllim vlerësimin e përbashkët të riskut për çdo grup bankar që mbikëqyret nga BQE-ja dhe për herë të parë një takim i tillë u mbajt në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi prezantohen vlerësimet e përbashkëta të mbikëqyrjes së rrezikut për vitin 2024, i njohur si Procesi i Rishikimit dhe Vlerësimit të Mbikëqyrjes (SREP) nga ana e grupit të përbashkët mbikëqyrës të BQE-së. Qëllimi i tij është të sigurojë që bankat të kenë kapital dhe likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar rreziqet potenciale, si dhe të vlerësojë efektivitetin e menaxhimit të brendshëm të rrezikut dhe strukturës së qeverisjes.

Në fokus të këtij takimi janë edhe çështjet që lidhen me menaxhimin e riskut gjeopolitik përgjatë vitit 2025, si dhe një përmbledhje mbi vlerësimet mbikëqyrëse në terren.

Pjesëmarrësit në takim ishin përfaqësues nga BQE-ja, Autoriteti Bankar Evropian (EBA), Banka Qendrore e Austrisë, si dhe nga autoritetet mbikëqyrëse.

Kolegji i Mbikëqyrësve të BQE-së, Ahmetaj: Shëndeti

Aktiviteti u çel me fjalën përshëndetëse të zëvendësguvernatores së dytë të Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, e cila theksoi se, ”shëndeti i çdo banke dhe i sistemit financiar, në tërësi, është parakusht për rritjen ekonomike të vendit”.

Ajo theksoi se zhvillimet e vrullshme gjeopolitike në ditët tona, sjellin pasiguri dhe paqartësi, ndaj ruajtja e stabilitetit financiar mbetet detyrë parësore për garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.

“Në Shqipëri, të dhënat tregojnë për një rritje të qëndrueshme ekonomike, përmirësim të dukshëm në treguesit fiskalë, ulje të deficitit tregtar, kryesisht të financuar nga investimet e huaja direkte, inflacion të ulët, performancë pozitive të sistemit financiar, një kuadër mbikëqyrës të përafruar me atë të BE-së, si edhe pozicion të mirë financiar të bizneseve dhe familjeve”, tha Ahmeti, teksa evidentoi masat rregullatore të BSH-së ndaj administrimit të rreziqeve, të tilla si ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike dhe ndryshimeve të klimës.

Kolegji i Mbikëqyrësve të BQE-së, Ahmetaj: Shëndeti

“Të gjitha këto sugjerojnë se bankat në Shqipëri operojnë në një ambient rregullativ të formatuar sipas modeleve më të mira, për të mundësuar qëndrueshmëri dhe efektivitet në afat të gjatë. Prezenca e bankave me kapital nga vendet e BE-së e mbështet fort këtë qëllim, duke siguruar që modelet e mira t’i kemi mes nesh. Dhe modele të tilla nuk reshtin së qeni një burim dijesh dhe besimi për publikun shqiptar”, theksoi zëvendësguvernatorja Ahmetaj.

Në vijim të këtij takimi dyditor, do të diskutohen çështje të rëndësishme mbi prioritetet mbikëqyrëse dhe ato të menaxhimit të rreziqeve me të cilat përballet sektori bankar.

EMISIONET