KQZ shpërndan mandatet për Lezhën, Gjirokastrën, Kukësin dhe Korçën, ja deputetët që futen në Kuvend

KQZ shpërndan mandatet për Lezhën, Gjirokastrën,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shpërndarjen zyrtare të mandateve të deputetëve për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit. 

Sipas ndarjes, Partia Socialiste në Kukës ka fituar 1 mandat, në Korçë 6, në Lezhë 3 dhe Gjirokastër 3 mandate.

Ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat.

Më poshtë është ndarja përfundimtare e mandateve dhe emrat e deputetëve të zgjedhur:

Kukës

PD-ASHM – 2 mandate

Flamur Hoxha
Isuf Çelaj

PS – 1 mandat

Eduard Shalsi

Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Ilirian Pendavinji
Bledi Çomo
Besa Spaho

PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso
Ledina Alolli
Bledjon Nallbati
Fidel Kreka   

Lezhë

PD-ASHM – 4 mandate

Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Gjin Gjoni
Kastriot Piroli

PS –  3 mandate

Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Marjeta Neli

Gjirokastër

PS – 3 mandate

Mirela Furxhi
Termet Peci
Piro Dhima

PD-ASHM -1 mandat

Tritan Shehu

EMISIONET