KESH hap 2 tendera për blerje energjie për 3-5 vite me çmim fiks

KESH ka hapur garën për dy tendera për blerje energjie me kontrata 3 dhe 5 vjeçare me çmim fiks, në një kohë kur çmimet në burs jaënë të luhatshme. Në njoftim thuhet se gara do të jetë e hapur deri në datën 14 prill dhe kompanitë dokumentet do t’i paraqesin në një adresë e-maili pasi KESH nuk ka platform për blerje energjie. KESH thotë se blerjet do jenë për të përmbushur konsumin e brendshëm.

Në një kohë kur çmimet në bursë janë tejet të luhatshme, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka hapur garën për blerje energjie afatgjatë për 3 deri në 5 vite, me çmim fiks.

Në njoftimin e KESH thuhet se procedurat do zhvillohen në dy lote, ku loti i parë do jetë kontratë 3-vjeçare për import të energjisë nga 1 qershori i këtij viti deri në 31 maj 2026.

Ndërsa procedura e dytë do të jetë kontratë 5-vjeçare për import të energjisë nga 1 qershori 2023 deri në 31 maj 2028.

Në njoftim thuhet se kompania fituese do jetë përgjegjëse për energjinë e kërkuar dhe kostot e transmetimit.

Gara do të jetë e hapur deri në datën 14 prill dhe duke qenë se KESH nuk disponon një platformë për blerje energjie, ofertat do të dërgohen në një adresë e-mail, duke pretenduar se adresa elektronike nuk do të aksesohet nga stafi i KESH gjatë fazës së depozitimit të dokumentacionit.

KESH e argumenton procedurën e pazakontë me detyrimin për të përmbushur të gjithë konsumin e brendshëm.

Përpos luhatjes së çmimeve në bursë, hapja e procedurave nga KESH vjen në një kohë kur po planifkohet shtimi i kapaciteteve prodhuese në vend për të ulur varësinë nga importi.

Për këtë, qeveria mori me qira edhe 2 TEC-et lundrues, për të cilët paguhet rreth 95 mijë dollarë në ditë qira dhe mirëmbajtje të tyre, pa përfshirë karburantin që është kosto shtesë.

EMISIONET