INSTAT: Në shkurt eksportet u ulën me 8.9%, importet u rritën me 19.4%
Në muajin shkurt eksportet shënuan ulje ndërsa importet rritje krahasuar me muajin janar të këtij viti. Në publikimin e fundit të Instat, eksportet e mallrave u ulën me 8,9% dhe importet u rritën me 19,4 %. Kjo ka bërë që edhe defiçiti tregtar të ritet me 93,2%, në krahasim me muajin janar. Ndryshon situata në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë muajit shkurt eksportet shënuan ulje ndërsa importet rritje, krahasuar me muajin janar. Sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekëve, duke u ulur me 8,9%, në krahasim me Janar 2023.
Ndërsa importet arritën vlerën 69 miliardë lekë, duke u rritur 19,4 %, në krahasim me një muaj më parë. Kjo ka bërë që defiçiti tregtar të shkojë në 31 miliardë lekë duke u rritur me 93,2%, në krahasim me muajin janar.
Ndërkohë ndryshon situata në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku eksportet janë rritur me 2,8 % dhe importet u rritën me 1,1 %, në krahasim me një vit më parë.
Grupet kryesore që kanë kontribuar në rritjen e eksporteve krahasuar me shkurtin e vitit 2022, janë “Makineri dhe pjesë këmbimi” me 2.6%, “Ushqimet, pije, duhan” me 2%, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 1.2 pikë përqindje.
Ndërsa grupet që kanë dhënë “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +5,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me 1% , “Tekstile dhe këpucë” me 0,8%. Vendet me të cilët Shqipëria pati rritjen më të madhe të eksporteve gjatë shkurtit ishin Greqia, Spanja dhe Austria, ndërsa rritjen më të madhe në importe me Italinë, Kinën dhe Gjermaninë.