"Illyrian Guard" firmos kontrata të reja sigurie me banka dhe kompani

"Illyrian Guard" firmos kontrata të reja sigurie me banka dhe

Illyrian Guard ka zgjeruar ndjeshëm aktivitetin e saj gjatë vitit 2026, duke rritur portofolin e kontratave dhe duke shtrirë ofrimin e shërbimit të sigurisë edhe te subjektet private, krahas bashkëpunimit me institucionet shtetërore.

Vetëm gjatë periudhës shkurt–qershor 2026, kompania ka lidhur 12 kontrata të reja, duke e çuar numrin e kontratave aktive nga 308 në 320. Nga këto, 10 kontrata janë me institucione shtetërore, ndërsa dy me kompani të sektorit privat, duke shënuar zgjerimin e aktivitetit në këtë segment të tregut.

Rritja e kontratave është shoqëruar me zgjerimin e kapaciteteve operacionale. Gjatë vitit 2025 u rekrutuan 192 punonjës të rinj, ndërsa vetëm në periudhën shkurt–qershor 2026 kompania punësoi edhe 210 punonjës të tjerë, si përgjigje ndaj rritjes së aktivitetit. Politika e rekrutimit ka vijuar të mbështetet te profesionistë me eksperiencë, ndërsa 85% e stafit të ri është nën moshën 60 vjeç.

Zgjerimi i aktivitetit ka sjellë edhe rritje të të ardhurave. Kontratat e reja dhe amendimet kontraktuale kanë gjeneruar 13,9 milionë lekë të ardhura shtesë në muaj, ose rreth 150 mijë euro, ndërsa kompania ka vijuar investimet në teknologji, sisteme sigurie dhe monitorimin e performancës përmes Njësisë së Performancës.

EMISIONET