Ibrahimaj: Sulmet kibernetike jo pasoja të parikthyeshme në sisteme! Vijojmë investimet për sigurinë

Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se sulmet kibernetike nuk kanë sjellë pasoja të parikuperueshme, ndërsa qeveria do të vijojë investimet në sigurinë digjitale dhe eliminimin e dokumenteve në letër. Ndërkohë u miratua fondi 100 milionë lekë për bizneset dhe zgjerimi i skemës së librave falas në shkolla.

Hackerat iranianë të njohur si ‘Homeland Justice’ vijojnë prej disa javësh goditet ndaj sistemeve shqiptare, ku së fundmi goditën rrjetet e drejtësisë, por për qeverinë shqiptare asnjë prej këtyre sulmeve kibernetike nuk ka krijuar pasoja të parikuperueshme.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj e pyetur nga Ora News pas mbledhjes së qeverisë theksoi se investimet për sigurinë kibernetike do të vijojnë.

Digjitalizimi i institucioneve shtetërore po ashtu do të vijojë, dhe hapi i radhës është eliminimi i shkresave në letër, për tu bërë elektronikisht.

Qeveria miratoi edhe fond prej 100 milionë lekësh në mbështetje të bizneseve të vogla e të mesme.

Skema e librave falas në shkolla po ashtu do të zgjerohet.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe një listë shpronësimesh për të vijuar investimet aty ku ka pasur kufizime si ato lidhur me zgjerimin e Korridorit VIII dhe portin e ri në Porto Romano.

EMISIONET