I vetëm përballë Kryeministrisë/ Protesta ndryshe e pensionistit 80-vjeçar: Jam këtu për të gjithë pensionistët
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 20 Tetor 2023, 10:17
Ndryshe nga protestat e zhurmshme që jemi mësuar të shikojmë, një pensionist ka zgjedhur të dalë i vetëm përpara Kryeministrisë për të denoncuar situatën e rëndë me të cilën po përballet ai dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij.
“Kjo është një protestë që e bëj jo vetëm për veten time por për të gjithë pensionistët.
Jetesa jonë nuk përballohet me pensionet që kemi. Po ashtu edhe bonusi dhe indeksioni i miratuar së fundmi nga qeveria është sërish i pamjaftueshëm”, u shpreh pensionisti 80-vjeçar për gazetarët.