Zift për vota/ Rakip Suli miraton asfaltimin e rrugëve të Kamzës në kohë fushate

Bashkia e Kamzës ka hapur dy tendera për ndërtim rrugësh dhe për blerje betoni 1 muaj para zgjedhjeve vendore. Në të parin do të shpenzohen 111 mijë euro për rrugët e bllokut Laknas dhe në të dytin 23 mijë euro për blerje betoni të gatshëm, pa e specifikuar arsyen për çfarë do shërbejë.

Edhe Bashkia e Kamzës nuk i ka kursyer tenderët për asfaltimin e rrugëve në periudhë fushate zgjedhore.

Në mes të marsit, institucioni në fjalë ka lidhur kontratën për ndërtimin e rrugëve të bllokut Laknas ndërsa afati i kryesjes së punimeve është 45 ditë që nga nënshkrimi i kontratës.

Kështu në prokurimin që do të shpenzohen 111 mijë euro, kanë shfaqur interes 9 kompani ndërsa fitues është shpallur subjekti “EURO-ALB” i cili kërkoi sa 70% të vlerës së tenderit për të realizuar punimet.

Subjekti në fjalë kishte ofertën e dytë më të arsyeshme, pasi bashkimi i operatorëve “Caushi M” dhe “KMK” kishin kërkuar rreth 5 mijë euro më pak se fituesi, por që janë tërhequr nga gara duke mos dhënë arsye.

Ndërkohë “Open Procurment e ka cilësuar me flamurin e kuq dhe me arsyetimin e skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.

Përpos kësaj, institucioni që drejtohet nga Rakip Suli, po në mes të marrsit ka mbyllur edhe prokurimin tjetër me vlerë 23 mijë euro për të blerë beton të gatshëm.

Për të ka shfaqur interes vetëm subjekti “Korrabi 2007” me ofertën sa 94% të fondit limit, i cili është shpallur fitues në mungesë të konkurrecës.

Ndërkohë në dokumentet e tenderit në APP nuk specifikohet arsyeja se për çfarë kërkohet betoni.

tendera tender bashkia kamëz rakip suli

EMISIONET