Denoncimi: "Bosi i call centrave Florian Sula blen prona në Borsh dhe Himarë me paratë që u ka vjedhur qytetarëve evropianë përmes mashtrimit"

Emri i tij figuron përciptazi në letra dhe evidencat e policisë shqiptare, por konsiderohet një nga bosët më të kamufluar dhe mesteriozë të zhvatje së miliona euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimi të investimit të rremë në bursa.
Bëhet fjalë për lushnjarin Florian Sula, i cili drejton një nga grupet me aktivë të call centrave në Tiranë, ndërsa konsiderohet edhe si pasardhës i Amant Josifit. Edhe pse figuron pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme, Florian Sula ka investuar vitet e fundit qindra mijëra euro në pasuri të paluajtshme nga Tirana në bregdet.
Bosi i Forex Florian Sula, vitet e fundit, me paratë e siguruara përmes mashtrimit me pasoja të rënda, ka blerë prona me vlerë qindra mijëra euro nga Borshi deri në Himarë.
Pronat janë blerë me qëllim zhvillim e tyre për të ndërtuar hotele dhe vila, një formë kjo masive për pastrimin e parave të pista.
Një burim policor, i cili po monitoron Florian Sulën me kërkesë të agjencive të huaja ligjzbatuese, tha se Florian Sula, për të kamufluar pastrimin e parave që janë produkt i aktivitetit kriminal, ka përfshirë në skemë njerëz të afërt dhe të besuar.
Ndryshe nga shumë bosë call centrash që kanë hequr dorë nga skemat e mashtrimit dhe po pastrojnë paratë pista në ndërtim, Florian Sula vijon të jetë aktiv në aktivitetin kriminal të mashtrimit me invesimet e rreme në bursa.

Gjithadhtu, nipi i Arben Malajt, Flladi Malaj, i cili konsiderohet si një nga kokat e mashtrimit me Forex, vijon aktivitetin në zonën e Kristal Center tek Komuna e Parisit dhe Selitës. Në këtë zona kontrollon një grup prej 100 vetash, të cilët mashtrojnë qytetarët evropianë, duke përvetësuar miliona euro.
– Më 14 maj 2019, vëllezërit Xhulio e Flladi Malaj, krijuan firmën “Albreeze” 100% në pronësi të Flladi Malaj, me aktivitet Call-Center në adresën “Rruga Prokop Mima”, ndërtesa Nr. 107/49 në Selitë-Tiranë; dhe në adresën: Pallati “Vaso”, Shkalla 2, Apartamenti 21, Uji i Ftohtë-Vlorë.
– Më 8 gusht 2019, krijuan firmën “ACME Studio Sh,p.k” me 80% pronësi Flladi Malaj e 20% pronësi Xhorxh Xhani, me aktivitet Call Center në adresën: Rruga “Komuna e Parisit”, numër ndërtese 8/422; dhe te rruga “Hasan Alla”, përballë pallatit “Pajton” në Selitë-Tiranë.
– Më 30 shtator 2019, krijuan firmën “Casa Mokador“, që më pas i ndryshuan emrin në “Eden Breeze”, “Mokador by Momentum” e së fundi “Momentum Group” 100% në pronësi të Flladi Malaj, me aktivitet Call-Center në këto adresa në Tiranë: Rruga “Prokop Mima”, në Selitë, Rruga” Ndrek Luca”-Pallati Hawai dhe Rruga” Ibrahim Rugova” ndërtesa Nr. 9.
– Më 23 tetor 2019, krijuan firmën “Info Tirana Sh.p.k” me 50% ortakëri Flladi Malaj e 50% pronësi një tip me emrin Taulant Ahmetaj nga Fieri, dhe aktivitet Call-Center në adresën: Njësia Nr. 5, Rruga “Muhamet Gjollesha”, godina Moskat, Hyrja 8-Tiranë.
– Më 18 mars 2020, krijuan firmën “Dekript Media Group” 100% në pronësi të Flladi Malaj, me aktivitet Call-Center në adresën Tiranë, Rruga “Prokop Mima”, Pallati “Casa Mokador”.
– Më 15 qershor 2020, krijuan firmën “Akademia Profesionale M&G” 100% në pronësi të Flladi Malaj, me aktivitet përgatitje specialistësh për komunikim telefonik, kompjuterik e menaxherial on-line, me aktivitet faktik Call-Center në adresën “Rruga e Zallit” Selitë-Tiranë.
-Në 26 janar 2021, Flladi Malaj blen me një çmim qesharak 20 % të ish Fabrikës së Shkrirjes së Bakrit në Kukës, përmes kompanisë MEB 2018 Skorje të shfrytëzimit të mineraleve, me zyra te Rruga e Kavajës.
-Në 26 tetor 2017, Flladi Malaj ka ngritur një biznes me para të dyshimta në zonën e Komunës së Parisit, duke përfshirë agjenci udhëtimesh dhe lokal.
-Në 7 dhjetor 2022, Flladi Malaj themelon zyrën e avokatisë MALAJ LAW CONSULTING AND PARTNER, Njësia Administrative Nr.5, Rruga “Abdyl Frashëri”, Nd.7, Kati 3, Tiranë.


Të gjitha këto kompani kryejnë aktivitet fiktiv, ndërsa disa prej tyre janë pezulluar. Me këto kompani kamuflimi Call-Center, vëllezërit Xhulio e Flladi Malaj, duke përdorur punonjës operatorë telefonik e kompjuterik, kanë mashtruar qindra qytetarë e biznesmenë të vendeve të BE, duke u zhvatur miliona euro nëpërmjet platformave Forex, BrokerZ, Globalix, Bitcoin etj. Paratë e aktivitetit kriminal i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe luks./ Burimi: "Prapaskena.com"




