Denaj: ISUV, garanci për sigurinë ushqimore

Denaj: ISUV, garanci për sigurinë ushqimore

Në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), tashmë sigurohet kryerja e të gjitha analizave sipas kërkesave teknike të BE-së dhe standardeve të biosigurisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga proceset e punës që kryhen në ISUV.

Denaj tha se, “në kuadër të strategjisë për sigurinë ushqimore dhe planeve kombëtare të kontrollit dhe monitorimit ISUV ka rol të rëndësishëm të analizojë produktet ushqimore të jenë të sigurta për konsum”.

“Përmes analizave dhe kontrolleve të vazhdueshme,  ne sigurojmë cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që arrijnë në tryezat tuaja”, u shpreh Denaj.

Gjatë periudhës janar-gusht 2024 nga ana e ISUV u kryen 411 autokontrolle për eksport, 1 812 kontrollime zyrtare, 6 112 monitorime si dhe 18 teste proficience.

EMISIONET