Bujqësia shqiptare në agoni, Pilku: Mbështetje financiare jo vetëm me subvencione, por edhe në infrastrukturë

Për ekspertët e Bujqësisë situata që po kalojnë fermerët shqiptarë është shumë e vëshitrë. I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” Ilir Pilku ngriti alarmin e mungesës së mbështetjes financiare nga shteti për këtë sektor.

“Mbështetja financiare nuk janë vetëm subvencionet, është kryesisht infrastruktura. Kemi 60 për qind të sipërfaqes në ujitje.

Duhet të rritet sipërfaqja ujore me kanalet e kullimit, duhet rritur investimi në rrugët dytësore apo tretësore dhe aksesi në këto, apo duhen rritur vlerat financiare dhe subvencioneve.

Dhe të gjitha këto do bëjnë të mundur rritjen e prodhimeve të produkteve bujqësore dhe rrjedhimisht rritet dhe konkurueshmëria.

I kemi të gjitha mundësitë për të qenë faktor në eksportimin e produkteve tona bujqësore në tregjet botërore.

Politika e mirëfillta për stimulimin e të rinjve në punësimin e tyre në këtë sektor dhe që do të shkaktojë jo vetëm ndalimin e emigrimit të tyre, por edhte migrimit.

Çmimi 7.5 euro litri është një çmim i jashtëzakonshëm krahasuar me 12 euro litrin që tregtohet në Itali apo Francë”, u shpreh ndër të tjera eksperti i Bujqësisë Ilir Pilku.

lili saraçi ilir pilku bujqësia

EMISIONET