Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa do të shitet nafta, benzina e gazi

Bordi i Transparencës mesa duket nuk ka pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkrirjen e tij, ndërsa ka caktuar çmimet e reja për karburantet.

Në mbledhjen e ditës së premte, që me gjasë do jetë e fundit, Bordi ka ulur çmimet e naftës dhe benzinës.

Kështu nafta do të shitet me 181 lekë litri, duke u ulur me 3 lekë.

Me të njëjtin çmim do të shitet edhe benzina, duke u ulur me 5 lekë nga vendimi i datës 28 mars.

Ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar, i cili do të vijojë të shitet me 75 lekë litri.

Ditën e martë Kushtetuesja dha vendimin final për karburantet duke pranuar kërkesën e grupit parlamentar të PD, të cilën e konsideroi si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Ky Bord u krijua nga qeveria më 21 mars 2022, me qëllim kufizimin  e përkohshëm të çmimeve  të tregtimit  me shumicë dhe pakicë.

Por gjatë ekzistencës së tij është shoqëruar me kritika të shumta nga shoqata të ndryshme dhe nga politika,  për mosreflektimin e çmimeve të duhura dhe se i shërbente një grupi të ngushtë kompanish.

Çmimet e reja

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoiltë jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

-Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 87 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

EMISIONET