Konsumuam më pak energji, INSTAT: Prodhimi u ul gjatë vitit 2022, rriten humbjet në rrjet

Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri u ul me 6% gjatë vitit të kaluar, por familjarët nuk kursyen. Në raportin zyrtar të Institutit të Statistikave konstatohet rënie e prodhimit dhe e humbjeve në rrjet.

Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri u ul me 6% gjatë vitit të kaluar si pasojë e rënies e kerkeses nga industria, ndërkohë që familjet duket se injoruan këshillat e qeverisë duke konsumuar një sasi pothuajse të njëjtë me vitin 2021. Në raportin e publikuar nga Instituti i Statistikave thuhet se Shqipërisë iu desh të importojë rreth 921 milionë kilovat për orë, ose 11% e konsumit total që kushtuan qindramilionë euro për shkak të çmimeve të larta në tregun rajonal, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Edhe humbjet në rrejt ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknike, kanë qenë të larta, të cilat rezultojnë në masën 20% ose gati 1.7 milionë kilovat në orë, ndersa ne kushtet normale perllogariten vetëm 8% e energjisë.

Gjithashtu prodhimi i energjisë elektrike peso renie gjatë vitit 2022. Kështu Shqipëria prodhoi 7 miliardë kilovat për orë, nga 8.9 miliardë kilovat për orë që prodhoi në vitin 2021, me një rënie prej 21.9%.  Ndërsa 55.1% e energjisë u prodhua nga hidrocentralet publike, ndërsa pjesa tjetër nga hidrocentralet private. Rënia e prodhimit në sektorin publik ishte 28% ndërsa në sektorin privat ishte vetëm 13%. 

Prodhimi luhatet në varësi të rreshjeve dhe të eficiencës së menaxhimit të kaskadës së Drinit. Rreshjet gjatë vitit të kaluar kanë qenë më të ulëta se sa në 2021 por shkalla më e lartë e rënies së prodhimit në hidrocentralet publike duket se lidhet me menaxhimin e keqe të Kaskadës së Drinit në muajt e parë të vitit.

qeveria energjia humbjet birn

EMISIONET