Bëhet pishman që u kthye/ Pas 24 vitesh në emigrim Ilmi Pjetri i zhgënjyer me situatën në fshatin e tij

Shqipëria ka përjetuar vitet e fundit ikje masive kryesisht të të rinjve. Por ka edhe nga ata të cilët janë kthyer nga emigrimi pas shumë vitesh larg vendit të tyre. I tillë është rasti i Ilmi Pjetri nga një fshat në Buqlizë, i cili u kthye pas 24 vitesh emigrim, por tanimë ai shprehet i penduar për këtë vendim, pasi në fshat mungojnë investimet dhe kushtet për një jetë normale.

Pas 24 vitesh në emigrim Ilmi Pjetri vendosi që të kthehej në fshatin e tij në Sapot të Buqlizës!

Ai thotë se u kthye para një viti e gjysmë me shpresën për të punuar dhe jetuar në vendlindjen e tij.

“Ka mbi një vit që kam ardhur të bëj një jetë më të mirë gjoja në fshat”, thotë ai.

Ilmi Pjetri thotë se investimet e munguara në fshat që nga infrastruktura, kanë bërë që ai të zhgënhehet për vendimin që mori.

“këtu nuk bëhet jetë në këtë fshat. Siç e shikon dhe vetë ja ta nisim që nga rruga: shiheni vetë si është ajo, si janë gropat në të. Së dyti, ta fillojmë dhe nga energjia, se fshati rrugë, ujë, dhe drita ka. Ja shikoji shtyllat e enerjgisë në çfarë gjendjeje janë, vijnë makinat dhe hasin nëpër tela”, shprehet ai plot nerv. 

Që fshati është lënë Sopot është lënë pas dore, e pohojnë edhe banorët e tjerë të zonës.

“As rrugë dhe asgjë nuk kemi këtu”, shprehet një banor.

Të rinjtë kanë ikur nga zona dhe banorët thonë se atje mungon prespektiva dhe mundësitë për ktijimin e një jete normale.

“500 herë më mirë të ikim se të rrimë këtu. Kanë ikur dhe nuk ka asnjë këtu, vetëm unë jam”, shprehet ai.

Tanimë Ilmi Pjetri po e rimendon ikjen për herë të dytë nga shqipëria, këtë herë në një rrugë pa kthim.

“Po po do i fus çelësin gjithçkaje dhe të iki ku të mundem, vetëm këtu nuk rrihet më”, shprehet Ilmi Pjetri.

spartak doçi bulqiza

EMISIONET